Pas Tiranës/ Zbulohet qyteti i dytë ku po aplikohet vaksina anti Covid

Shqipëria

Pas Tiranës/ Zbulohet qyteti i dytë ku po aplikohet vaksina anti Covid

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:02
Ilustrim

Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid 19.  Bëhet me dije se fushata e vaksinimit në qytetin bregdetar pritet që të nisë të shtunën.

Mësohet se vaksinimi do të bëhet në ambientin e stadiumit të Flamurtarit.

Ndërkohë kujtojmë se fushata e vaksinimit në vendin tonë ka nisur një ditë më parë dhe të parët që morën dozën ka qenë doktoreshë Najada Çomo dhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Fushata e vaksinimit ka nisur me 975 dozat e para të siguruara nga një vend i BE-së, ndërsa pritet që javën e ardhshme të vijnë dhe dozat e tjera nga marrëveshja e nënshkruar me Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat