Kuvendit hap punimet me “ethet” e zgjedhjeve, me 28 janar votohet marrëveshja me Pfizer

Shqipëria

Kuvendit hap punimet me “ethet” e zgjedhjeve, me 28 janar votohet marrëveshja me Pfizer

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:39
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi çel punimet e sesionit fundit të këtij parlamenti nën protokollin e masave anticovid.

Miratimi i marrëveshjes Pfizer për 500 mijë vaksinat anticovid është akti më i rëndësishme që deputetët do të duhet të miratojnë në seancën e 28 janarit.

Nën masat anticovid Parlamenti çel sesionin e ri parlamentar, i cili përkon edhe me vitin zgjedhor. Seanca e parë do jetë formale, ku pritet të mbajë fjalën kreu i Kuvendit Garmoz Ruçi dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Ndërsa me 28 janar do të miratohet marrëveshja sekrete e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer për vaksinën anticovid.

Pavarësisht se deputetët do të kenë të drejtën të njihen me dokumentin, ata janë porositur që për publikun të mos ketë asnjë informacion për çmimin apo detaje për transportin e 500 mijë dozave që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Jeta parlamentare deri me 25 prill pritet të jetë e zbehtë pasi deputetët do të jenë të fokusuar në fushatën e tyre elektorale me takimet në bazë.

Ligji për Presidentin, Kodi i ri Penal, Ligji për Amnistinë apo për referendumet, janë disa prej nismave më të rëndësishme, të cilat nuk kanë konsensusin e të gjitha palëve.

Komisioni për raportin e Dick Marty dhe lidhjet e Lulzim Bashës me këtë hetim do të jetë një tjetër çështje që do të vijojë të krijojë debat, por siç është cilësuar në fillim, ky komision nuk do të kryejë hetime, por thjesht do të mbledhë hetimet e kryera nga institucionet shq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat