Mënyra e kandidimit LSI-PD, Duma: Momente që do jemi bashkë, në disa qarqe vetëm

Shqipëria

Mënyra e kandidimit LSI-PD, Duma: Momente që do jemi bashkë, në disa qarqe vetëm

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:43
Foto

Ish-deputetja e PD-së ka zbuluar ditën e sotme në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Ajo tha se për sa i përket formulës territoriale mund të ketë momente që do të kandidojnë bashkë e në disa qarqe të tjera do të jenë vetëm. Duma theksoi se nuk do të ndiqen formula por do të veprohet me taktikë.

“Me  formulë territoriale, mund të ketë momente që do të dalim bashkë, në disa qarqe bashkë në disa jo. LSI maksimizon forca atë zonës të majtë për shembull. Kjo që ju them është një tjetër mesazh, po shkrijmë sinergjinë me taktikë. Duke mos ndjekur asnjë formulë dhe duke ndjekur çdo taktikë të mundshme do të arrijmë të fitojmë”, tha Grida Duma.

Ndërsa analisti Arion Sulo tha se prej shumë kohësh bashkë PD dhe LSI nuk e kanë treguar se si do të veprojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Akoma nuk e dinë se si do të veprojnë. Ata duhet të bëjnë një marrëveshje zyrtare”, tha Sulo.

“Është bërë një marrëveshje nëse nuk e di. Nuk do të ketë asnjë paqartësi në fletën e votimit. Duhet të mbarojnë të gjitha negociatat”, kundërshtoi Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat