“E kam ngatërruar me ty”/ Biseda e njerkut pedofil me nënën e 13-vjeçares: Si kapje dy brinjë të fëmijës?

Shqipëria

“E kam ngatërruar me ty”/ Biseda e njerkut pedofil me nënën e 13-vjeçares: Si kapje dy brinjë të fëmijës?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:49
Elentina Xhaferri dhe Elidon Xhaferri

Elentina Xhaferri ka dhënë disa incizime për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregon bisedën që ka bërë me bashkëshortin e saj, Elidon Xhaferri, i cili ka pranuar se ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare.

Biseda:

Elentina: Bëre ç’bëre për dy vjet, një ditë nuk e kupove se nuk isha unë, ishte Sonila? Më thuaj, një ditë nuk e kuptove se ishte vajza?

Elidoni: Të lutem, më dhemb shpirti

Elentina: Si të dhemb shpirti? Dy vjet rresht, vije e kapje vajzën

Elidoni: Faleminderit për të gjitha

Elentina: Si faleminderit për të gjitha? Si kapje dy brinjë të fëmijës, vetëm kaq dua të di.

Elidoni: Çfarë po bën?

Elentina: Asgjë nuk po të bëj, vetëm fol.

Elidoni: Nesër do të iki

Elentina: Merr rrobat, merr lekët, mua dua të më lësh të qetë. Nuk toleroj më. E pranove. Dil nga jeta ime. E pranove, e pranoi. Nuk e besoja, prita prita. Të thashë a ke ndonjë gjë për të thënë. Nuk e di si e bëre e çfarë ndjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat