FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë. Braçe: O Zot përsëri Tirja

Shqipëria

FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë. Braçe: O Zot përsëri Tirja

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Stadiumi kombëtar “Air Albania” është vënë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej datës 11 janar, teksa po kryet procesi i vaksinimit ndaj COVID-19.  

Ndërkohë “Panorama” mëson se prej disa ditën organi më i lartë i futbollit në vend (FSHF), i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, teksa kërkon një qira për përdorimin e impiantit. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku nuk i ka kursyer “thumbat” për FSHF-në.

Arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje që FSHF e ka të vështirë ta përballojë.

Procesi i vaksinimit pritet të zgjasë për disa muaj, ndërkohë që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që stadiumi do të jetë në dispozicion para datës 28 mars, kur është planifikuar të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.

O Zot përsëri Tirja/ Erion Braçe sulmon presidentin Duka: Do lekë pse po bën vaksinën në stadium…

Vazhdon “lufta” në distancë mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe FSHF-së, teksa kësaj here “sebep” është bërë një shkresë zyrtare e organit më të lartë të futbollit shqiptar në vend, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon qira, për përdorimin e stadiumit “Air Albania” për procesin e vaksinimit anti-COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në faqet zyrtare, Braçe ka “thumbuar” presidentin Duka.

POSTIMI I ERION BRAÇES

OOOOO ZOOOOOT!

PERSERI TIRJA;

LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!

Nje muaj me pare tallej si presidenti i partise me dyshimin tregetar: do e sjelle apo nuk do e sjelle qeveria vaksinen!

Tani qe vaksinimi eshte fakt,

nisi nga e para kenga:

DUM PARE, DUM PARE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat