Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…

Shqipëria

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:23
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet e djegur në autostradën Gjegjan-Reps, në Pukë

Lala tregoi se Pecorelli ka hyrë në territorin shqiptar më 3 janar për të takuar bashkëjetuesen e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Ajo tha në emisionin “Open” se biznesmeni ishte nisur për në veri për të eksploruar zonën për një mundësi investimi.

Sipas saj, në makinën që kishte marrë me qira biznesmeni, u gjetën një orë dhe një telefon gjysmë i djegur.

“Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë i djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje. Vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit. Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu. Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia.

Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi. Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh”, deklaroi gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat