Stiverjan Dashi rrezikoi jetën e tre personave, vetëm u gjobit, Lala: Nipi i një zyrtari të lartë policie

Shqipëria

Stiverjan Dashi rrezikoi jetën e tre personave, vetëm u gjobit, Lala: Nipi i një zyrtari të lartë policie

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:32
Emisioni

Tema e dytë që po trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” është aksidentet e shumta rrugore që po ndodhin në këtë fillim viti të 2021-shit.

Një nga videot që bëri bujë së fundmi është aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku Stiverjan Dashi udhëtonte me 150 km/h duke rrezikuar jetën e tre personave.

Fakti që ai mori vetëm një gjobë kla ngritur aludime nëse po funksionon policia e shtetit apo jo.

Gazetarja Klodiana Lala tha se shkaku i një dënimi aq të vogël është se është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha në Open se ai është gjobitur shumë herë dhe është arrestuar, p;or nuk ka informacion në lidhje me lidhjen e tij me një prej pjesëtarëve të policisë së shtetit.

Hodaj: Personi i arrestuar dhe gjobitur shumë herë.

Lala: A ka ai lidhje fisnore a krushqie me anëtarë të policisë së shtetit?

Hodaj: Nuk kam dijeni.

Lala: Është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Hodaj: Thuaj emër mbiemër.

Lala: Le të marrë ai informacion për atë punë paguhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat