Zgjedhjet e 25 Prillit / KQZ, kujtesë qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, rinovoni dokumentin e identifikimit

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 Prillit / KQZ, kujtesë qytetarëve: Verifikoni emrin në listë, rinovoni dokumentin e identifikimit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:18
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.

“Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së  www.kqz.gov.al ose atw të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al”, thuhet në një njoftim.

KQZ bën thirrje që rast se konstatohen parregullsi tek të dhënat, apo personat që dëshirojnë të ndryshojnë ose të shtojnë të dhëna në ekstraktin zgjedhor, të paraqiten menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative.

Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit (Letërnjoftim ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre.

“Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit”.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektronik i zgjedhësve, ndaj një dokument i identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen në votim.

“Të votosh është e drejtë, por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në listën e zgjedhësve, qendrën tuaj të votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të identifikimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat