Betimi i Joe Biden, politika në Tiranë uron presidentin e ri të SHBA

Shqipëria

Betimi i Joe Biden, politika në Tiranë uron presidentin e ri të SHBA

Më: 20 janar 2021 Në ora: 20:25
Joe Biden

Betimi i Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë edhe reagimet e politikës në Tiranë.

Përmes postimeve në rrjetet sociale krerët e politikës në vend kanë uruar kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa shprehen të bindur se administrata Biden do ta vijojë marrëdhënien e mirë edhe me Shqipërinë.

Për presidentin Ilir Meta, marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Ilir Meta: Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamala Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.

Ndërsa ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha potencon se Biden është një mik i konfirmuar i shqiptarëve.

Sali Berisha: Joe Biden betohet si President i 46-te i SHBA!

Miq, sot ne oren 12:00 sipas ores lokale u zhvillua ceremonia e inaugurimit te presidentit te zgjedhur Joe Biden si president i 46-te i SHBA.

Presidenti Joe Biden u inaugurua sot si president i vendit me te fuqishem te planetit pas nje karriere brilante 50 vjeçare si sherbetor besnik i vendit dhe kombit te tij ne funksione shume te rendesishme deri ne zevendesperesident i SHBA ne dy mandate.

Presidenti Biden me 3 nentor 2020 si kandidat i Partise Demokratike mori ne zgjedhjet presidenciale me shume vota se çdo paraardhes tjeter i tij ne historine e SHBA. Zgjedhja e tij u mirprit nga vendet e lira ne Europe dhe mbare boten, Aleanca e Atlantikut te Veriut, Bashkimi Europian si dhe organizatat kryesore nderkombetare.

Gjithashtu sot betohet si zevendes presidente gruaja e pare ne historine e SHBA, Kamala Harris.

Presidenti Joe Biden eshte nje mik i madh dhe i çmuar i Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar. Ai ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha vendimet me te rendesishme qe SHBA kane marre per lirine e shqiptareve.

Ne takime dhe biseda te shkurtra qe kam patur vite me pare me ish zevendes presidentin Biden kam patur rastin te degjoj pre tij fjalet me te ngrohta e shprehjet me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per shqiptaret dhe Shqiperine.

Ndaj ju ftoj te dashur miq t’i urojme Presidentit Joe Biden suksese te medha ne udheheqjen e SHBA dhe botes se lire ne kater vitet qe vijne!

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, fitorja e Biden provoi se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur.

Lulzim Basha: Urime President JoeBiden dhe Zv.Presidente KamalaHarris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri.

Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat