“21 Janari”, Gjekmarkaj: S’do ketë drejtësi nga kjo qeveri

Shqipëria

“21 Janari”, Gjekmarkaj: S’do ketë drejtësi nga kjo qeveri

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:00
Agron Gjrkmarkaj

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, gjatë një tubimi nën drejtimin e opozitës kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Analisti Agron Gjrkmarkaj tha se familjarët e viktimave të asaj ngjarjeje të rëndë akuzojnë Berishën dhe Metën e në asnjë vend Ramën. Ai theksoi se s’do të ketë drejtësi për 4 viktimat në qeverinë e vendit nga PS-ja, veç se tufave me lule.

Pjesë nga debati:

Agron Gjekmarkaj: Ajo që pashë sot ishte se kishte parulla për Ilir Metën dhe në asnjë vend nuk shikoja Ramën. Skenari ishte shkruar më përpara.

Taulant Balla: Kjo është protesta e parë e kërkuar nga opozita.

Taulant Balla: Gjekmarkaj pjesë e puçit ka qenë në atë kohë se në presidencë ke qënë. Policia filloi të hidhte gaz lotsjellës.

Andi Bushati: Po gënjen, juve ia hytë me hu e mirë ia bëtë.

Agron Gjekmarkaj: Vetëm fjalime ka bërë kryeministri, kanë shpërndarë ndihma ekonomike, kanë marrë atë që u takon, veç tufave me lule nuk do të ketë drejtësi sepse rrënjët e kësaj qeverie janë në një imoralitet që filloi më 21 janar 2011.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat