Aksidenti i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Policia del me njoftim mbi ngjarjen

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Policia del me njoftim mbi ngjarjen

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:46
Foto Ilustrim

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet tip “Benz” me drejtues  A.D., 24 vjeç përplasi makinën “Toyota”, me drejtuese V.T., 32 vjeçe.

Në njoftim thuhet se janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

Më herët korrespondenti i gazetës “Panorama” raportoi për 6 të plagosur në total.

Mësohet se dy nga të plagosurit janë një çift mjekësh, ku gruaja punon si laborante dhe bashkëshorti okulist.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” në vendngjarje makinat janë bërë copë si pasojë e përplasjes së fortë.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat