Reagimet për përgjimet e Antimafias, Kaba: Doli në skenë sërish Mister (monstër) “20 %”!

Shqipëria

Reagimet për përgjimet e Antimafias, Kaba: Doli në skenë sërish Mister (monstër) “20 %”!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:27
Dritan Kaba

Publikimi i përgjimeve të Antimafias italiane nga Ora News, të cilat nxirrnin në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë, kanë sjellë reagime të shumta.

Dritan Kaba shkruan se kryebashkiaku Erion Veliaj, njësoj si Rama kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës, kërkon 20%.

Kaba: Ja doli ne skene serish Mister (monster) “20 %”! Nuk ka asnje dyshim qe SPAK do fleje gjume, por shqiptaret duhet ta dine te verteten! Erion Veliaj, kerkon njesoj si Edi Rama dikur 20%. Mafia e ulur kembekryq ne Tirane. Pallatet e stermedha qe po i zene frymen Tiranes dhe qytetareve te saj duke i grabitur historine, oksigjenin, pronen jane pikerisht ashtu siçi kemi denoncuar vazhdimisht, pastrim i parave te krimit te organizuar. Erion Veliaj, ky individ i peshtire, mbjell nje peme e jep nje leje shumekateshi!

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçelave shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat