Përgjimet e antimafias italiane, Bardhi: Dalin dy njerëzit më të afërt të Ramës, Veliajt dhe Tahirit

Shqipëria

Përgjimet e antimafias italiane, Bardhi: Dalin dy njerëzit më të afërt të Ramës, Veliajt dhe Tahirit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:54
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon lidhur me përgjimet e zbardhura nga RTV Ora dhe Ora News dhe që flasin për lidhjet e mafias italiane në Shqipëri.

Sipas Bardhit, në këto përgjime dalin dy njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Për numrin dy të selisë blu, “teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për Edi Ramën ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta”.

Gazment Bardhi: Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama.

Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për Edi Ramën ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.

Të dashur miq, mos të kemi iluzionin se drejtësia do të thërrasë Veliajn, edhe pse është në pozita më të rënda se Tahiri. Veliaj mbrohet nga bosi i tij se janë bashkë në afera me mafian! Por ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi me 25 prill. Dita po vjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat