Librazhdi me nënstacion elektrik plotësisht të rikonstruktuar me garanci 40 vjeçare

Shqipëria

Librazhdi me nënstacion elektrik plotësisht të rikonstruktuar me garanci 40 vjeçare

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto Ilustrim

Zona e Librazhdit do të ketë një nënstacion elektrik të rikonstruktuar plotësisht, duke mundësuar furnizimin me energji për 45 mijë banorë.

Në këtë nënstacion është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan me kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit dhe ka një garanci 40 vjeçare pune.

Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat