Mbytet një person në përrua, dyshohet se është emigrant i jashtëligjshëm

Shqipëria

Mbytet një person në përrua, dyshohet se është emigrant i jashtëligjshëm

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një person i paidentifikuar ende është gjetur i pajetë nga banorët e fshatit Grapsh në Devoll në një përrua.

Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është emigrant i jashtëligjshëm.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat