Rrëshqitje dherash dhe llucë balte, bllokohet rruga Fier-Ballsh

Shqipëria

Rrëshqitje dherash dhe llucë balte, bllokohet rruga Fier-Ballsh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:39

Rrëshqitje dheu dhe llucë balte. Kjo ishte situata e segmentit rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Visokë, gjatë ditës së sotme.

Mësohet se dherat kanë rëshqitur në orën 2.00 të natës.

Për pasojë rruga është bllokuar dhe po punohet për pastrimin e saj.

“Nuk kanë vënë dorë te rruga. Këtu vritesh, shumë e rrezikshme, rruga është pa kanale.Kam gjysmë ore mezi erdha. Nuk hedhin lekë.”

Forcat e policisë në vendgjarje për të orientuar automjetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat