Bie niveli i lumit Erzen, evakuohen 18 persona në Sukth, banorët e Shijakut strehohen te të afërmit

Shqipëria

Bie niveli i lumit Erzen, evakuohen 18 persona në Sukth, banorët e Shijakut strehohen te të afërmit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:35
Foto

Nis rënia e nivelit të ujit në lumin Erzen. Nga Shtabi i Emergjencave në  prefekturën e Durrësit njoftohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm kjo rënie ka arritur në gjysëm metri.

Nga fshatrat e Sukthit janë evakuar mbrëmë 18 persona nga 3 familje që janë sistemuar në kavalishencën në zonën e Plepave.

Të evakuarit  nga Shijaku janë strehuar në Shijak, nuk kanë pranuar që të largohen.

Bashkia ka bërë gati për shpërndarje rreth 250 pako ushqimore për zonën e Sukthit-Katundit te Ri si dhe 60 pako për në Shijak, që do të shpërndahen paradite.

Ndërkohë po pritet rënia e metejshme e nivelit te ujrave per të dërguar zjarrfikëset per shpërlarjen e banesave nga llumrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat