Përmbyten toka bujqësore në Fushë-Krujë, disa fshatra prej dy ditësh nën ujë

Shqipëria

Përmbyten toka bujqësore në Fushë-Krujë, disa fshatra prej dy ditësh nën ujë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona të fshatrave në Fushë-Krujë.

Dalja nga shtrati e lumit zezë dhe Ishëm ka shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore, ndërsa ka edhe banesa të rrethuara nga uji.

Lexo edhe: Përroi i Zaranikës rrezikon daljen nga shtrati.

Fshatrat Derven, Mallkuç, Murqine, Bilaj ndodhen prej dy ditësh nën pushtetin e ujit.

Një banor i zonës tregon se situata është e përsëritur thuajse çdo vit.

“Kjo nuk ka ndodhur vetëm këtë vit, është thuajse gjithmonë. Sa herë ka reshje del lumi. Askush nuk ka vënë dorë. Këtu bëhen gërmime. Kemi shumë dëme në bujqësi”, tregon ai.

Gjithashtu shqetësuese mbetet situata edhe në Elbasan për shkak se rrezikohet dalja e përroit të Zaranikës nga shtrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat