A do bëjë VV koalicion? Loli: Neni 1 i statutit është bashkimi kombëtar

Shqipëria

A do bëjë VV koalicion? Loli: Neni 1 i statutit është bashkimi kombëtar

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:53
Egon Loli

Aktivisti i Vetëvendosjes në Shqipëri, Egon Loli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” ku ka folur në lidhje me angazhimin e tij në degën e Shqipërisë.

I pyetur për mundësi të një bashkëpunimi me partitë në Shqipëri, Loli ka thënë se VV koalicion bën me një parti që ka disa pika të përbashkëta. Ai ka vijuar më tej, duke theksuar që për Vetëvendosjen i rëndësishëm është bashkimi kombëtar Kosovë-Shqipëri.

Loli: Bashkëpunimet tona janë të mbështetura në program, edhe në Kosovë e njëjta gjë edhe në Shqipëri. Neni 1 i statutit të Vetëvendosjes është bashkimi kombëtar. Është e vështirë që të bashkëpunosh me një forcë politike, të kemi një koalicion, duhet që të ketë disa pika në program që të jenë të ngjashme.

Për analogji edhe në Kosovë ka fuzione. Jo për shkak të faktit që janë bashkime apo aleanca partish që janë të ndryshme ideologjikisht, por për shkak të faktit që në themel të këtyre bashkimeve janë interesat e pushtetit, edhe kanë prodhuar këtë që kanë prodhuar që Shqipëria është një vend i pajetueshëm. Të gjithë duan të ikin nga sytë këmbët. E njëjta gjë edhe për Kosovën. Ndaj momenti dhe koha thërret për një ndryshim thelbësor të politikbërjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat