Situata në Elbasan/ Dëbora arrin në lartësinë 10 cm, mbyllen shkollat e katër fshatrave nga ujërat e përrenjve

Shqipëria

Situata në Elbasan/ Dëbora arrin në lartësinë 10 cm, mbyllen shkollat e katër fshatrave nga ujërat e përrenjve

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:00
Foto

Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë rikthyer sërish në vendin tonë duke shkaktuar problematika të ndryshme.

Emergjencat Civile në Elbasan bëjnë me dije se dëbora ka arritur në lartësinë 10 cm në aksin rrugor Librazhd-Steblevë, por nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

Akutlaisht, kanë dalë jashtë funksionit disa kabina që furnizojnë me energji elektrike Nj.A Zavalinë, Labinot Fushën, Lagjen Nr.2 të Bashkisë Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis në Bashkinë Librazhd si dhe  Nj.A Grabovë në Bashkinë Gramsh.

Ndërsa shkollat e katër fshatrave në njësinë administrative Kukur nuk zhvillojnë mësim pasi kanë dalë ujërat e përrenjve, të cilat rrezikojnë kalimin e nxënësve për në shkollë. Sa i përket prurjeve në lumin Shkumbin, ende është larg pikës kritike ndërsa përroi i Zaranikës ka pasur rënie në krahasim me një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat