I riu nuk 'zë mend'/ Policia e kërkonte për grabitjen e para 3 ditëve, kush është 21 vjeçari që grabiti farmacinë sonte në Tiranë

Shqipëria

I riu nuk 'zë mend'/ Policia e kërkonte për grabitjen e para 3 ditëve, kush është 21 vjeçari që grabiti farmacinë sonte në Tiranë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:12
Grabitja

Detaje të reja janë mësuar nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se autori dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër.

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, autori që arriti të grabiste 200 mijë lekë të vjetra nga farmacia, dyshohet se është shtetasi Kristi Çinasi, autori i shpallur në kërkim për grabitjen e para tre ditëve në zonën e Brrylit në kryeqytet, ku pre ra një institucion financiar i kredidhënies.

Sipas Policisë, në të dy grabitjet është ndjekur e njëjta skemë.

Njoftimi për ngjarjen

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

?Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat