Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Meta: Krenarë për Kodin tonë të nderit e të mikpritjes, BESA!

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Meta: Krenarë për Kodin tonë të nderit e të mikpritjes, BESA!

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:16
Ilir Meta

Presidenti , Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në facebook, Meta kujton se  Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë.

Meta: Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore. Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.

Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, Presidenti thotë se shqiptarët ndihen jashtëzakonisht krenarë dhe e gjithë bota duhet të ndjekë shembullin frymëzues shqiptar dhe Kodin tonë të nderit e të mikpritjes BESA!

Meta: I lumtur, që sot Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë dhe janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit.

Rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat