Reshjet e dëborës përfshijnë vendin, ja cilat janë rrugët ku duhet të përdorni zinxhirë

Shqipëria

Reshjet e dëborës përfshijnë vendin, ja cilat janë rrugët ku duhet të përdorni zinxhirë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh dhe po punohet për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se vijon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Përdorimi i zinxhirëve sugjerohet për segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik në rrugën e Dardhës, për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërsa drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre që udhëtojnë gjatë natës, i sugjerohet që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë pushuar. Është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Në rrugën e Dardhës që nga km 5 deri në km 13, në segmentet Fushë Studë-Klenjë dhe Krujë-Sarisalltik rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në orët e para të mëngjesit për shkak të temperaturave të ulëta.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat