Kush i bën këto ndërtime?! Rama tregon batutën me qytetarin: I bën Ndragheta

Shqipëria

Kush i bën këto ndërtime?! Rama tregon batutën me qytetarin: I bën Ndragheta

Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:47
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prekur edhe njëherë sot çështjen e përgjimeve të Antimafias italiane, për të cilat opozita akuzon për lidhje të eksponentëve të Ndragheta-s me zyrtarë të lartë socialistë.

Nga Vaqarri, ku inspektoi kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, Rama i shoqëruar nga Veliaj tha: “Shkruante njëri në “Facebook” thoshte: “Ore gjithë këto ndërtime, po kush i bën këto ndërtime kur ska punë?”

“I bën Ndragheta me mafien”, i thashë (qesh).

Në këtë zonë po ndërtohen 20 shtëpi të reja dhe një shkollë, që po investohen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sjellim në vëmendje që një ditë më parë, ndërsa citoi konkluzionet e Prokurorisë Italiane, Rama tha se drejtësia ka folur qartë, duke u shprehur se “ky është një turp që i mishëron më së miri ata që kanë prirjen për tia bërë nënën këtij vendi”.

Kreu i qeverisë do të shprehej se kjo është një provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat