Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë

Shqipëria

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Kavajë.

Mësohet se e lënduar ka ngelur një shtetase italiane, e cila është pronare e një restoranti në Itali.

Dyshimet e para janë që ajo të jetë plagosur nga bashkëshorti i saj shqiptar, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Ky i fundit pretendon se bashkëshortja i ka dërguar njerëz në shtëpi që ta rrihnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat