“Këtu tek ne s’ka oligarkë”/ Rama: S’ka njeri në Shqipëri të më detyrojë mua të marr…

Shqipëria

“Këtu tek ne s’ka oligarkë”/ Rama: S’ka njeri në Shqipëri të më detyrojë mua të marr…

Më: 30 janar 2021 Në ora: 10:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Korça për një temë të përmendur shumë herë nga opozita, e cila denoncon përfitimet që sipas saj marrin një grusht oligarkësh në Shqipëri prej qeverisë.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë teksa theksoi se në Shqipëri nuk ka oligarkë, nënvizoi se “nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut”.

Pyetje: A dhe sa shqetësuese është për ju teza e shumëpërfolur se një grup e grusht oligarkësh janë duke grumbulluar e kopsitur gjithë pasurinë e republikës së Shqipërisë?

Përgjigja e Ramës: Më vjen mirë dhe keq që duhet të vija deri në Korcë për të marrë pyetje prej gazetari e jo pretencë prokurori e as vendim gjykatësi në sensin që më drejtohet mua për të marrë mendimin tim.

E para duhet të shohim faktet e këtu ka një problem të madh të shtrëmbërimit të fakteve.

Kemi zgjedhur një sistem ku padiskutim do kemi njerëz shumë të pasur e do kemi diferenca të mëdha mes tyre dhe të tjerëve, mund të jenë këta që janë të tjerë komplet s’kanë rëndësi emrat.

Çështja është e thjeshtë këta njerëz shumë të pasur e para, a e krijojnë, apo a e zhvillojnë pasurinë e tyre në rrugë të ligjshme, e dyta këta të pasur a i kthejnë Shqipërisë në formë kontributesh atë që i detyrohen dhe e treta këta të pasur janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë në sensin e influencës mbi qeverinë?

Se përdorin fjalën oligark por fjala nuk lidhet me thjesht sa para ke, lidhet me sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, pushtet jo legjitim, i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg jo përmes mandateve të përfaqësimit.

Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqiperi se s’ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë.

Nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrim vendimin që shkon në interes të tij e në dëm të interesit të publikut.

Përtej fjalës, më të pasurit në Shqipëri para se sa ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa e fitonin më shumë, ky është fakt, jo opinioni im, sot taksohen 15%.

E dyta fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shumëfishuar.

Tjetra, duhen marrë këta oligarkët, për mua, e duhet parë çfarë kanë dhënë e çfarë kanë marrë, se flasim për ta, ose flitet për ta e duket sikur flitet për ca njerëz si personazhet e filmave me kulakë e figura e kulakut aty është qendrore por këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajnë në punë dhjetra mijëra njerëz, kontributorë të drejtperdrejtë në buxhetin e shtetit me taksat e mbledhura që janë shumë më tepër se ishin para 7 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat