Duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla? Rama: Të falënderoj për pyetjen me spec. Ishte fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme

Shqipëria

Duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla? Rama: Të falënderoj për pyetjen me spec. Ishte fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Korçë, në një takim me qytetarë të punësuar në fusha të ndryshme, për të diskutuar rreth problematikave që shqetësojnë përditshmërinë e njerëzve.

Rama i ka dhënë përgjigje një pyetjeje “me spec” nga drejtoresha e shkollës, e cila kërkoi një shpjegim, përse duhet të ishte pikërisht pas tërmetit shkatërrues momenti që të ndërtohen shkolla dhe banesa cilësore dhe me standarte të larta.

Drejtoresha gjithashtu shprehu shqetësëimin dhe për vështirësitë që krijon mësimi online për shkak të pandemisë.

“Jemi në situatë të vështirë se mësimi nuk zhvillohet normalisht një pjesë e nxënësve online e vështirësia vjen për shkak edhe të mundësive teknike, problemeve në kategori të ndryshme fëmijësh dhe familjesh, e pyetja tjetër është pse duhet të binte tërmeti që të ndërtoheshin shkolla të tilla?“, tha drejtoresha e shkollës.

Përgjigja e Ramës: Të falënderoj për pyetjen me spec.

Goditja e tërmetit ishte një fatkeqësi me përmasa të jashtëzakonshme, për fat të keq disa prej atyre që u goditën s’mundën t’ja dalin e ti mbijetojnë goditjes. Mijëra fëmijë u gjendën pa shkollë kopësht e cerdhe e për ne ishte shumë e qartë që kjo ishte një krizë e madhe që dehej kthyer në një mundësi të madhe për të rindërtuar më mirë dhe më fort për njerëzit e për t’ju dhënë atyre mundësinë që të kthehen në shtëpi me kushte më të mira se ato që kishin kur i humbën shtëpitë ashtu dhe nxënësve dhe mësuesve që të kthehen në shkollë me kushte më të mira.

Ne kemi vënë një bast me veten për të ndërtuar në të gjitha aspektet, që nga planifikimi deri tek cilësia e ndërtimit duke kaluar përmes një projektimi ambicioz me standarte si në vendet e BE, madje kemi dëshiruar që shkollat e rindërtuara të jenë shkolla që dhe në BE do hynin mes atyre që janë më të mirat.

Kjo kërkonte një sforco të madhe dhe nga pikëpamja njerëzore e financiare. Ne patëm një sukses befasues për shumëkënd në konferencën e donatorëve por ajo që ishte më me rëndësi dhe këtë kam përshtypjen që shumëkush nuk e sheh ose nuk e di, është që me atë mbështetje financiare ne garantuam mundësinë që ne të jemi krejtësisht të lirë që të mund të shpenzojmë, gjithë problemi do të ishte në rast që ne nuk do kishim mundësitë të shpenzonim për shkak të pamundësisë për të financuar detyrimet tona në aspektin e organizmave finaciarë ndërkombëtare.

Duke pasur këtë mundësi ne bëmë e po bëjmë besoj një punë shumë të mirë me projektet e ndërtimin, duke përfshirë pothuajse të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë forca të mundura për tu përfshirë janë 27 mijë punëtorë të angazhuar me rindërtimin
ndërkohë që me shkollat e reja në vende e të tjera ne jemi përpjekur të rrisim standartet dhe duhet ta them që ka një rritje të standarteve por jo një rritje uniforme, dhe kjo është e vërtetë.

Sepse financimi i shkollave dhe realizimi i projekteve të tyre në kushte normale kryhen në bashkëpunim me pushtetin vendor.

E jo të gjitha bashkitë kanë kapacitetet e duhura për të bërë projekte të standartit që ju keni parë në programin e rindërtimit e jo gjithmonë kompanitë e supervizorët bëjnë punën ashtu sikundër po bëhet në kushtet e programit të rindërtimit.

Pa programin e rindërtimit, ne kemi investuar konsiderueshëm, kryesisht rikontruksionin e shkollave ekzistuese e jo pak shkollave të reja.

Ndërsa me programin e rindërtimit numri i shkollave të ndërtuara, pra të reja, në këto 7 vjet është më i madh se sa të gjitha shlollat e ndërtuara apo rikontruktuara në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku.

Është dhe një mësim, eksperiencë që do na ndihmojë të përmirësojmë standartet e të garantojmë që të bëjmë investime me shumë cilësi dhe me kosto të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat