Berat, shpërndante kanabis, prangoset 34-vjeçari

Shqipëria

Berat, shpërndante kanabis, prangoset 34-vjeçari

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:28
Ilustrim

Policia e Beratit ka prangosur një 34-vjeçar  për posedim dhe shpërndarje kanabisi.

Atij iu sekuestrua rreth 1.2 kilogramë kanabis, sasi të cilën e mbante në banesë.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.H., 34 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat. Pas  informacioneve të  marra në rrugë operative se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.H, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi   në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg  lëndë narkotike kanabis dhe fara  të dyshuara si ato të bimës narkotike.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat