Makina digjet në oborrin e shtëpisë/ Policia shoqëron disa persona

Shqipëria

Makina digjet në oborrin e shtëpisë/ Policia shoqëron disa persona

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet B. V., është djegur në oborrin e banesës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat