Kina dhuron 10 milionë vaksina për COVAX, pjesë e saj edhe Shqipëria

Shqipëria

Kina dhuron 10 milionë vaksina për COVAX, pjesë e saj edhe Shqipëria

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Ilustrim

Ministria e jashtme kineze tha të mërkurën se Kina do të sigurojë 10 milion doza të vaksinave Covid-19 nën iniciativën Covax.

Skema globale e ndarjes së vaksinave Covax pritet të fillojë shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme këtë muaj, me 2 miliardë nga 3 miliardë doza që pritet të dorëzohen këtë vit. Në rrjetin Covax bën pjesë edhe Shqipëria. 

“Përsa i përket vaksinave lindore, ruse apo kineze asnjë paragjykim për aspektet shkencore, respekt për shkencëtarët, por zgjedhja jonë është të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor të Shqipërisë. Nëse BE do të hapet ndaj vaksinave kineze dhe ruse, ne do të rishikojmë qasjen. Për sa kohë BE është e mbyllur ndaj këtyre vaksinave, ne jemi në krah të tyre”, deklaroi më herët Rama.

Edhe më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave të Covid-19 tek vendet e varfëra, për të parandaluar dhe kontrolluar virusin vdekjeprurës. 

Vendet e pasura kanë siguruar sasi vaksine kundër koronavirusit, të mjaftueshme për të mbrojtur popullsinë e tyre gati tre herë deri në fund të vitit 2021, thonë disa organizata që merren me shpërndarjen e ndihmave në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat