Përmbytjet në Shkodër/ 136 shtëpi në ujë, gati 4000 hektar tokë e përmbytur

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër/ 136 shtëpi në ujë, gati 4000 hektar tokë e përmbytur

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Shkodër

Dajçi dhe liqeni i Shkodrës vazhdojnë të kenë nivelin e ujit mbi kuotën maksimale.

Sipas matjeve të orës 14:00, hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 metra nga 6.30 metra që është kuota maksimale.

Po ashtu, hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.87 metra nga 8.70 metra të maksimales.

Në fshatin Obot ka prezencë të ujit në oborret e shtëpive deri në 60 centimetra.

Rruga e Gorricës vazhdon të jetë e përmbytur.

Në njësinë e Dajçit, 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan janë nën ujë.

Në fshatin Ganjollë, pranë Malit të Vukatanit, banorët janë të shqetësuar pasi prurjet e lumit Drin vazhdojnë të gërryejnë tokat bujqësore.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 03.02.2021,ora 14.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.13 m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3765 Ha

Tokë e pakultivuar  745 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe   2725 Ha

Grurë  160 Ha

Bimë Dekorative 92  Ha

Pemtore  40  Ha

Sera 3  Ha                                          

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha

Grurë 45 Ha

Pemtore 35 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Në fshatin Oblikë, në vazhdimësi të shpërndarjes së ditës së djeshme të 7 ton koncentrat, sot ka filluar shpërndarja edhe i 7 ton koncentrat, të realizuara nga fondet e Bashkisë Shkodër.

 Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar  310 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha

Grurë 95 HaBimë dekorative 85 Ha

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Kemi prezencë ujit në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Ka prezencë uji 30 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

 Në fshatin Darragjat ka filluar procesi i shpërndarjes për 31 ton koncentrat, të realizuara nga fondet e Bashkisë Shkodër.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar  30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe  90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 50 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe  250 Ha

Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Tokë e pakultivuar 135 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha

Pemtore 5 Ha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat