Presidenti Meta, thirrje të rinjve: Merrni pjesë në referendumin historik të 25 prillit!

Shqipëria

Presidenti Meta, thirrje të rinjve: Merrni pjesë në referendumin historik të 25 prillit!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të marrin pjesë në atë që e konsideroi si referendum historik të 25 prillit.

Në një mesazh në rrjetet sociale në Ditën Globale të Zgjedhjeve, kreu i shtetit thotë se “vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh”.

Ndër të tjera presidenti tha se është i angazhuar të mos lejojë askënd të prek votat e shqiptarëve.

Statusi i plotë

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat