Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:17
Ilustrim

Ashtu sikundër ishte parashikuar edhe për ditën e nesërme, vendi do të jenë në ndikim të njëjtë të kushteve meteorologjike.

Moti, do të nisë me vranësira e prej mesditës më tepër kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, mjegulla e dendur, do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era, pritet të fryjë nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2°C deri në 14°C

zonat e ulëta 3°C deri në 20°C

zonat bregdetare 6°C deri në 20°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat