Tre persona tentojnë të vjedhin banesën në Kavajë, pengohen nga familjarët! Lëndohet 13-vjeçari dhe gruaja

Shqipëria

Tre persona tentojnë të vjedhin banesën në Kavajë, pengohen nga familjarët! Lëndohet 13-vjeçari dhe gruaja

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Policia është vënë në ndjekje të tre personave ende të paidentifikuar, të cilët kanë tentuar të vjedhin në banesën e një të moshuari, në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj të premte, kur këta tre shtetas kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia është në ndjekje të tyre.

Njoftimi i policisë/ Kavajë, informacion paraprak

Më datë 05.02.2021, rreth orës  20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat