Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Shqipëria

Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:13
Elbasan

Moti i keq ka “mbërthyer” gjithë Shqipërinë ditën e sotme.

Në qarkun e Elbasanit gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë në të gjithë qarkun.

Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Në një biznes privat në Nj. A Labinot Fushe ka pasur prezencë të ujit,  për të cilën po punojnë punonjësit e ASHP, të bashkisë Elbasan, pasi ka një kanal të bllokuar.

Po ashtu, për shkak të motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te  bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjësit e OSHEE për riparimin e defekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat