Elbasan, përvetësoi 30 mln lekë me falsifikimin e listë-prezencës së punonjësve, prangoset ekonomisti

Shqipëria

Elbasan, përvetësoi 30 mln lekë me falsifikimin e listë-prezencës së punonjësve, prangoset ekonomisti

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 07:46
Elbasan

Komisariati i policisë së Elbasanit ka prangosur një ekonomistin e qendrës shëndetësore nr 3 në qytet, Edlir Sejdini.

Dyshohet se ai ka shpërdoruar detyrën nëpërmjet falsifikimit të listë prezencës së punonjësve duke përvetësuar një vlerë prej 30 milionë lekësh pranë qendrës shëndetësore.

“Arrestimi i tij u be pas hetimeve disa mujore te seksionit te krimit ekonomik pranë drejtorisë se policisë Elbasan pas një hetimi disa mujore në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësore Elbasan.” – bën me dije policia.

Sipas burimeve 35 vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shuma me listë prezencat e punonjësve e falsifikuara.

Ndaj tij rendon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën

Ndërkohë, vazhdon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtoreve të tjerë pasi dyshohet që ky punonjës të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat