Shembet 8 kilometër rrugë/ Dëmtohet rëndë aksi që lidh Patosin me fshatin Ruzhdie

Shqipëria

Shembet 8 kilometër rrugë/ Dëmtohet rëndë aksi që lidh Patosin me fshatin Ruzhdie

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Foto

Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar dëme serioze ne segmentin rrugor Patos Ruzhdie, i cili lidh 6 fshatra te zonës.

Ndonëse me nje gjatësi vetem 8 km, rruga ka pesuar disa shkarje ne pjese te ndryshme te rruges. Ne hyrje te fshatit Ruzhdie është devijuar lëvizja e mjeteve,  pasi rruga ka rrëshqitur për disa metra, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve dy ditet e fundit.

Shkarja e rruges ne afersi te fshatit Dukas, pervecse rrezikon levizjen e mjeteve, ka shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne disa shtepi.

Banoret thone se u eshte premtuar nderhyrje nga bashkia Patos, por deri tani nuk kane gjetur zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat