Gazetari hedh dyshime: Prokurori që la në burg mjekun Prifti, la të lirë të dyshuarit për zhdukjen e Jan Prengës

Shqipëria

Gazetari hedh dyshime: Prokurori që la në burg mjekun Prifti, la të lirë të dyshuarit për zhdukjen e Jan Prengës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Gazetari Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno, ka komentuar rastin e arrestimit të mjekut Edvin Profti, ku u shpreh sot se rasti i Prifit është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik.

Qyno tha se një tjetër mjek bie kushëri me një prokuror dhe se ky i fundit që la në burg doktor Priftin ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës.

Qyno: Rasti i Prifti është edhe një luftë bërrylash në shërbimin kardiologjik. Unë kam informacione të sakta që pikërisht në këtë shërbim, është një doktor me emrin Dumani dhe një prokuror me të njëjtin mbiemër, që të dy janë nga zona e Dibrës.

Nuk dua të aludoj, por që më rezulton se si mjeku ashtu edhe prokurori bien kushërinj. Nuk po them që është përdorur prokurori. I njëjti prokuror që futi në burg Priftin, ka liruar 6-7 persona për zhdukjen e Jan Prengës. Ai që akuzohet për rrëmbim personi, është në detyrim paraqitje, ndërsa doktori për korrupsion në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat