“Politikë e ndyrë”/ Braçe-Metës: Në ‘Facebook’ katastrofë, në mbledhjet politike i vendosur për ta përhapur vetë COVID

Shqipëria

“Politikë e ndyrë”/ Braçe-Metës: Në ‘Facebook’ katastrofë, në mbledhjet politike i vendosur për ta përhapur vetë COVID

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:00
Ilir Meta dhe Erion Braçe

‘Politikë e ndyrë’, kështu i cilëson zëvendës kryeministri Erion Braçe reagimet e presidentit Ilir Meta për menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria.

Në një reagim në rrjetet sociale Braçe ka nxjerrë një thirrje të presidentit i cili thekson se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës kombëtare.

Por nga ana tjetër Braçe ka publikuar edhe fotot e presidentit teksa po zhvillon një mbledhje politike me 30 veta pa maskë dhe pa respektuar masat kundër COVID.

‘Politikë e ndryrë! Në Facebook: Katastrofë nga COVID! Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID-in, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë! Kjo është politika e ndyrë çdo ditë!’- shkruan Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat