PD i përgjigjet Ramës: E do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te…

Shqipëria

PD i përgjigjet Ramës: E do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te…

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Edi Rama

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se nëse pandemia do kishte ndodhur 7 vite më parë, “imagjinoni çfarë qameti do ishte bërë”, duke iu referuar gjendjes së spitaleve pak vite më parë.

Por PD thotë se Ramës “nuk i bëhet vonë për shqiptarët” dhe i kujtojnë kryeministrit se “paratë e PPP-ve që ka shpenzuar për miqtë”. Sipas PD-së, Rama “e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij”.

REAGIMI I PLOTE

Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonsteuktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët.

Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat