Një 62-vjeçar në ishullin Kos, ka humbur jetën i infektuar nga koronavirusi pas disa ditësh në intubim. Lajmi konfirmohet nga shefi i spitalit Kos, Stamatis Vassiliadis.
Sipas informacioneve të para nga Sky Rodos, 62 vjeçari kishte udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri, dhe u shtrua në spital pasi kishte shfaqur simptoma të forta.
Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe infermierëve të spitalit të Kos, ai fatkeqësisht ndërroi jetë. Në fakt, ka edhe 2 raste pozitive nga anëtar të familjes së të ndjerit.
Vassiliadis në deklaratat e tij në Vima të Kos tha se dëshiron që ishulli mos të ketë më raste të tilla të rënda dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve.