Tre të vdekur nga Covid-19 në Elbasan

Shqipëria

Tre të vdekur nga Covid-19 në Elbasan

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Ilustrim

Tre banorë të qytetit të Elbasanit kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Sipas gazetarit të ABC, Aldo Kozarja bëhet fjalë për një 62-vjeçar dhe dy të moshuar të moshës 80 dhe 90-vjeçare.

Sakaq, bëhet me dije se ata ishin të infektuar prej disa ditësh dhe po trajtoheshin në spitalet Covid.

Ndërkohë më herët në Elbasan kanë rezultuar 41 mësues dhe 18 nxënës të infektuar me koronavirus në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat