Manastirliu: Sot vijnë 8 190 doza vaksinash nga kontrata me Pfizer

Shqipëria

Manastirliu: Sot vijnë 8 190 doza vaksinash nga kontrata me Pfizer

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ditën e sotme do të vijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera nga marrëveshja që vendi jonë ka me Pfizer. Ajo tha se deri më tani në vend kanë mbërritur mbi 8000 doza nga po e njëjta marrëveshje.

“Virusi sot një vit më parë ishte thjeshtë një lajm nga bota. Kjo ishte një krizë që e vuri në test sistemin tonë shëndetësor.

Bota, sot është e ndarë në dy kategori shtetesh, Ata që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ata që nuk kanë siguruar asnjë dozë vaksinë.

 Janë 140 vende që nuk e kanë nisur ende vaksinimin. Ne jemi ndër vendet që e kemi nisur vaksinimin.Shqipërisë i është dashur të bëjë një kontratë me Pfizer. Kanë mbërritur mbi 8000 doza deri tani dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera sot”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat