“Nuk është në rregull nga trutë”/ Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës

Shqipëria

“Nuk është në rregull nga trutë”/ Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Edi Rama dhe Ilir Meta

Nga Vlora kreu i shtetit Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili do të shprehej se “presidenti nuk është në rregull nga trutë e kokës”.

Meta thotë se do t’i kërkoj Parlamentit të ardhshëm të kontrollojë psiqikisht të gjithë, duke filluar nga kryeministri, presidenti dhe deputetët.

“Ai thotë që presidenti nuk është në rregull nga trutë. Do t’i kërkoj parlamentit të kontrollohen të gjithë psiqikisht nëse janë në rregull nga trutë, që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat, drejtuesit e të gjithë institucioneve”.

Kreu i shtetit u ndal edhe te pastërtia e kandidatëve për deputetë, duke theksuar se: “Kandidatët të jenë me integritet, dhe si parti të mos bëhet strehë e atyre që pastron partia tjetër. Parashikimi është triumfi i popullit mbi oligarkinë. Besoj e kanë kuptuar të gjithë. Kur flas për përmbysje demokratike e kam fjalën për rivendosje të rendit kushtetues në vend. Bazohet te vota e lirë, te kontrolli mbi të zgjedhurit”.

Ai ironizoi me çështjen e integrimit, duke u shprehur se sipas qeverisë janë hapur 3 herë negociatat. Ndërsa e konsideroi 25 prillin referendum për të ardhmen evropiane, Meta e mbylli sërish me sarkazëm, ndërsa u shpreh: “Ishte kënaqësi që erdhëm më në fund ditën në Vlorë se erdhëm duke ardhur natën dhe fshehurazi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat