Zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet zv/ kryeministrit: Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal asnjë marifet me…

Shqipëria

Zëdhënësi i Presidentit Meta i përgjigjet zv/ kryeministrit: Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal asnjë marifet me…

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Erion Braçe dhe Ilir Meta

Duke marrë shkasë nga reagimi zv/kryeministri Erion Braçe, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, i kërkon atij të heqë dorë nga “mistrecllëqe”, duke shtuar se referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më askush.

Tedi Blushi shkruan se si ish-gazetar, Braçe t’i bëjë thirrje ish-kolegëve, të mos “fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!”

Reagimi:

Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!

Boll më me këto marifete të dala boje!

Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!

Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!

Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!

Dhe si ish-gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!

Në pritje të reflektimit tënd Erion!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat