Skandali i korrupsionit me Tiren, Apeli liron nga burgu infermieren dhe sanitaren

Shqipëria

Skandali i korrupsionit me Tiren, Apeli liron nga burgu infermieren dhe sanitaren

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha, duke vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.

Dy të lartpërmendurat ishin në mesin e katër të arrestuarave si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishi, ku dyshohet për korrupsion në Spitalin Covid-2. 

Infermierja dhe sanitarja u arrestuan për veprat penale  “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, pas zbardhjes së bisedave me sanitaren Tire Alldervishi.

Në një prononcim për mediat, avokatja deklaroi: “Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, kësisoj ato mbeten në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat