LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Ja për çfarë e akuzon

Shqipëria

LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës: Ja për çfarë e akuzon

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Partia Socialiste për Integrim padit pranë Prokurorisë së Posaçme, kryetarin e Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Përmes një padie të dorëzuar sot në SPAK nga koordinatori i LSI-së Vojo Bregu, LSI i kërkon SPAK të hetojë në lidhje me akuzat e tyre se kryebashkiaku i Vorës ka lejuar “krijimin e një grupi kriminal” me qëllim “tjetërsimin e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, përmes falsifikimeve” siç tha Vojo Bregu.

“Sot kemi depozituar ne SPAK nja kallezim penal, ne ngarkim te kryetarit te bashkise Vore si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese ne kete bashki. Keta shtetas, dyshohet se kane kryer disa vepra penale, sic jane korrupsioni aktiv per blerjen e votes dhe shperdorimi I detyres, ne formen e grupit te strukturuar kriminal.

Qëllimi kryesor i ketij grupi kriminal është tjetërsimi i votës së banorëve të bashkisë Vorë, dhe më konkretisht, me anë të falsifikimeve të formularëve, si dhe akteve të verifikimit si dhe ato të rivleresimit  lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, veprime që nuk janë as me pak as më shumë një nuk tentativë e pastër për blerje vote, me anë të dhënies së pronës publike me qera në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe së fundmi me ndryshimin e strukturës, që pavarësisht se është bashkia me borxhin në nivelin më të lartë në Shqipëri rreth 226 përqind, ka shtuar rreth 70 punonjës, ndërmejet këtyre dhe persona me rekorde kriminale, me qëllimin e vetëm përdorimin e votës së tyre dhe familjareve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke qenë se SPAK është një nga organet ligjzbatuese të dala nga reforma në drejtësi, unë jam i bindur se denoncimet tona si ky rast i sotëm, që janë të mbështetur në prova dhe fakte konkrete, janë një mundësi më shumë për SPAK dhe gjithë organet e drejtësisë të dëshmojnë se janë në mbrojtje dhe sherbim të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo një armë në duart e mazhorancës, që qartazi me llojin dhe karakterin e denoncimeve të saj po tenton te perdore SPAK dhe drejtesine ne pergjithesi per gjueti shtrigash dhe eliminim te kundershtareve politike para zgjedhjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat