Del jashtë kontrollit djegia e mbeturinave, marrin flakë 40 rrënjë fiq në Uznovë

Shqipëria

Del jashtë kontrollit djegia e mbeturinave, marrin flakë 40 rrënjë fiq në Uznovë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:24
Foto

Blloku i fiqve pranë rezervuarit në Uznovë është përfshirë nga flakët.

Shkak i zjarrit kanë qenë mbeturinat, të cilat janë djegur nga vetë pronarët, të cilët nuk kanë arritur të kontrollojnë dot flakët.

Zjarrfikësit janë njoftuar menjëherë dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por nga flakët janë djegur 1 hektar tokë, 40 rrënjë fiq dhe 40 rrënjë ullinj e shkurre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat