Formohet koalicioni i dytë opozitar/ Dorëzojnë kërkesën për regjistrim në KQZ

Shqipëria

Formohet koalicioni i dytë opozitar/ Dorëzojnë kërkesën për regjistrim në KQZ

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:32
KQZ

Ka mbërritur pasditen e sotme në KQZ, kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, që është koalicioni i dytë opozitar i deklaruar, pas atij të PD.

Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij koalicioni janë:

-Partia Kombëtare Konservatore Albania;

-Partia Ora e Shqipërisë;

-Partia Emigracioni Shqiptar;

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.

Ky është koalicioni i parë opozitar që është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që pritet të regjistrohet edhe koalicioni i Partisë Demokratike.

Nën siglën, “Aleanca për ndryshim”, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka finalizuar marrëveshjen me aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit, që preitet të jetë i dyti. Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, aleati më i vështirë për t’u bindur,  LZHK-ja e Dashamir Shehit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare. Basha ka ftuar dhe FRD-në e Bamir Topit.

Një tjetër koalicion pritet të jetë ai i TOpallit dhe TOpit, por edhe koalicioni i LSI deri tani janë të paktën 4 koalicione opozitare të deklaruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat