“Pranvera shqiptare po vjen!”, Meta: Me 25 prill ndahemi nga epoka e errët e dhunimit të demokracisë

Shqipëria

“Pranvera shqiptare po vjen!”, Meta: Me 25 prill ndahemi nga epoka e errët e dhunimit të demokracisë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:03
Ilir Meta

Presidenti, Ilir Meta, ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen te shfrytëzimi i pandemisë nga ana e qeverisë për të shkelur të drejtat e qytetarëve.

Për këtë ai i referohet raportit të publikuar nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, sipas të cilit 2020 ka qenë një vit katastrofik për të drejtat e njeriut në Evropë.

Meta: COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar.  Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut.

Sipas Metës, me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor.

“Pranvera shqiptare po vjen” përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat